Kjo sepse iPhone 4S – krahasuar me iPhonin e vitit të kaluar- është i pajisur me një procesor A5 dual core, i cili mundëson performanca të dyfishta krahasuar me iPhone 4 dhe 7 herë më të fuqishme grafikisht. Një performancë e përmirësuar edhe përsa i përket baterisë – e cila tashmë mund të rezistojë deri në 8 orë në biseda 3G dhe 9 orë navigim në Wi-Fi. Ndërsa fotokamera do të ketë një sensor 8 Megapixel (3.264 x 2.448 pixel) dhe funksione videoregjistruese në versionin Full HD me1080p.
Antenë e re - është zgjidhur dhe çështja e antenës, e cila iPhone 4-s ju vu për tu provuar. Sistemi i ri i përshtatur nga Apple është më inteligjent dhe kjo do të thotë që ka një cilësi sinjali më të mirë dhe një shpejtësi shkarkimi (dowload) deri në 2 herë më të fuqishme, duke kaluar kështu nga ajo aktuale 7.2 Mbps në14.4Mbps. Veç kësaj iPhone 4S është një celular universal, pasi funksionon si në GSM, po ashtu dhe në ato CDMA (të cilat gjenden në disa vende aziatike dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Asistencë personale- Apple ripropozon një panoramë mbi funksionalitetet e iOS 5- e cila do jetë e disponueshme që nga data 12 tetor- mes të cilëve një sistem i ri lajmërimesh dhe sinkronizimesh mes dispozitivëve iOS, iMessage, Newsstand integrimin me Twitter dhe një Safari i rinovuar dhe Game Center, të cilave u shtohet funksioni PC Free, për të bërë përditësime, pa qenë nevoja të hysh në kompjuter.
Risitë kryesore përsa u përket software janë Find My Friends – një shërbim i ri lokalizimi për të ditur në kohë reale se ku gjenden kontaktet e tua dhe për të ndarë me ta koordinatat e tua gjeografike- dhe asistenti vokal. Asistenti vokal quhet Siri dhe është në gjendje të njohë zërin e të zotit të iPhone dhe t’i “bindet” komandave të tij.
Sa kushton? – sa kushton versioni i rinovuar i gjeneratës së 4 të iPhone? Dyqani “Molla” nuk ka komunikuar ende çmimet për Shqipërinë, por në SHBA është në shitje në versionet e bardha dhe të zeza me çmimet 199 $ (16GB), 299 $ (32GB) e 399 $ (64GB). Porositë dhe blerjet për këtë nisin nga 7 tetori në SHBA, Kanada, Australi, Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Japoni, ndërsa ne shqiptarët duhet të jemi të duruar deri në 28- 29 nëntor, datë kjo në të cilën parashikohet futja e iPhone 4S në tregun shqiptar. iPhone 5, nuk do hidhet në treg para vitit 2012: dhe nuk dihet në cilën pjesë të 2012 do të hidhet në treg.
Re në horizont- kryefjala e mbrëmjës të së martës ka qenë dhe rasti për të shpallur zyrtarisht hedhjen e iCloud, një tërësi shërbimesh falas – mes të cilave iTunes në Cloud, Photo Stream dhe Documents në Cloud – të cilat punojnë në simbiozë me iPhone, iPad, iPod touch, Mac dhe PC për të arkivuar në mënyrë automatike- dhe në mënyrën wireless- përmbajtjet e tua online dhe t’i transferojë të gjitha këto nëpërmjet teknologjisë “push”. iCloud arkivon muzikë, foto, aplikime, kontakte, kalendare dhe dokumenta dhe do të jetë i disponueshëm nga 12 tetori si download falas për përdoruesit e iPhone, iPad o iPod touch me iOS 5 o Mac me OS X Lion. Nëse 5GB hapësirë që ti dhuron Apple nuk të mjaftojnë, shto një porcion “re” me një pagesë ekstra vjetore prej 20 $ (10GB), 40 $ (20GB) dhe 100 $ (50GB). iTunes Match, do të jenë të disponueshme në SHBA në fund të muajit tetor me pagesën vjetore prej 24,99 dollarë.
Çmimi i pjesëve të iPhone 4S
Kompania UBM Techinsights bëri një analizë të pjesëve nga të cilat është i përbërë iPhone i ri. Sipas vlerësimit të tyre, iPhone 4S 32-gigabajtësh në prodhim kushton 203 dollarë (vetëm pjesët).
Pjesa më e shtrenjtë, me çmimin prej 38 dollarë, është flash memoria në kapacitetin prej 32 GB. Pason ekrani me çmimin prej 31 dollarë, e pastaj procesori A5 çmimi i të cilit është vlerësuar në 26 dollarë. Kamera në modelin e ri është më e shtrenjtë për katër dollarë, e moduli për komunikimin pa tela tetë dollarë.
Çmimi i pjesëve të tani të “vjetrit” iPhone 4 me kapacitetin prej 8 GB vlerësohet të jetë 156 dollarë. Analistët besojnë se Apple me çmimin shitës prej 100 dollarëve po e sakrifikon një pjesë të profitit. Duket se çmimi i shitjes së iPhone 4 së paku tek ne ishte në disproporcion me këtë të dhënë të fundit.