SHBA 590 milione $ per fituesin e llotarise

SHBA, 590 milione $ per fituesin e llotarise
Një fatlum në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi 590 milionë dollarë, shumë rekord në historinë e llotarisë kombëtare të “Poëerball”-it.Mediat amerikane informuan këtë të dielë se fituesi është një shtetas i një qyteze të vogël në shtetin e Floridas. Të paktën, kështu besohet duke qenë se bileta e vetme fituese mësohet se është shitur në Zephyrhills, një qytezë me një popullsi prej 10 mijë banorësh.

Fituesi ende nuk është paraqitur për të marrë fitimet e tij.42 prej 51 shteteve amerikane marrin pjesë në llotarinë kombëtare, pasi në nëntë të tjerat llotaria konsiderohen ende e paligjshme. Numrat fitues, të dalë nga shorti i ditës së shtunë ishin 10, 13, 14, 22 dhe 55, me numrin xhol 11. Fatlumi, tashmë një multimilioner, shndërrohet njëkohësisht në fituesin e shumës më të madhe të njohur të ndonjë llotarie në botë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama