Avioni jordanez që u rrëzua në Siri nuk u qëllua militantët e Shtetit Islamik (ISIS). Kështu deklaruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksuan se avioni kishte humbur në territorin e ISIS, aty ku piloti i tij u kap nga ekstremistët.
Militantët thanë se ishin ata që qëlluan dhe rrëzuan poshtë avionin me një raketë. Por SHBA-të thonë se "provat e tregojnë qartë" që kjo nuk është e vërtetë.
Jordania është një nga katër shtetet arabe që është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, që ka nisur sulmet ajrore ndaj ISIS në Siri. F-16 është avioni i parë luftëtar i koalicionit, që ka humbur në territorin e ISIS, që kur sulmet ajrore filluan në shtator. Dje u publikuan disa foto që tregonin pilotin e kapur nga ekstremisitët e ISIS. Xhihadistët e identifikuan pilotin si Moaz Youssef al-Kasasbeh.
Në një deklaratë, Komanda Qendrore amerikane dënoi ashpër veprimet e ISIS, dhe konfirmoi faktin që grupi ka zënë rob pilotin. Por ajo nuk tha se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit.
"Dëshmitë tregojnë qartë se ISIS nuk e rrëzoi poshtë avionin, ashtu siç organizata terroriste pretendon", shtoi ajo.
Sipas Reuters, SHBA-ja kishte nisur aeroplanët e saj për të bërë një përpjekje për ta shpëtuar, por piloti u kap para se të mund të bëhej diçka. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon shprehu "shqetësim" për Kasasbeh, dhe bëri thirrje që të trajtohet "në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare".