Do ta kaloje gjithe jeten ne burg edhe pse tentoi te vjedhe vetem nje pale corape me vlere 4 dollare. Ngjarja e cuditshme ka ndodhur ne Florida te SHBA-se, ku ndaj te akuzuarit rendojne edhe akuzat e vjedhjeve te meparshme si dhe armembajtja gjate vjedhjes. Arma eshte pare nga shitesi i dyqanit gjate momentit qe ai eshte perpjekur te ndaloje hajdutin. Dean Rockmore tentoi ta kryente vjedhjen ne Daytona Beach ndersa futi nje pale corape poshte pantallonave. Ai ishte liruar nga burgu vetem 2 muaj me pare. Keshtu, per shkak te pistoletes dhe vjedhjes, atij i eshte ngritur akuza e tentatives per vjedhje te armatosur, ndersa denimet e meparshme kane bere qe gjykatesit ta denojne ate perjetesisht pas hekurave.