Një doktor në Nju Jork ka mësuar një mënyrë të re për t’i arritur pacientët e tij me shpejtësi, madje edhe në trafikun e mesditës: ai shkon atje me patina. “Thomas Bolte, 45-vjeç, thotë se filloi të praktikohej me patina si hobi disa vite më parë, por shpejt mësoi se ishte mënyra më e mirë për të qarkulluar në qytet”, raporton “New York Post”. “Disa prej rasteve janë shumë urgjente. Patinat janë mënyra e vetme për të shkuar ku më thërrasin me shpejtësi”, thotë Bolte. Ai njihet si një doktor i kërkuar dhe merr telefonata gjatë gjithë ditës nga spitali, fqinjët, madje edhe nga një aktore e Hollivudit.
Marre nga : Gazeta TiranaObserver