Për çdo mision në Mars një ushtri e vogël shkencëtaresh dhe inxhinierësh punojnë për përgatitjen e përshtatshmërisë me kohën e planetit për tre muajt e parë, por kjo është herë e parë që një familje e tërë vendos të përshtatet me oraret e Marsit.
Ditët në Mars zgjasin 39 minuta dhe 35 sekonda më shumë se në Tokë. Diferenca mund të duket minimale por vonesa shtohet më pas natyralisht çdo ditë, aq sa familjes i ka qëlluar të hajë mëngjes edhe në orën 15:00, drekë në 20:00 dhe darkë në 2:30 dhe ëmbëlsirë në 5 të mëngjesit të Tokës. Ndërkohë familja po e shijon shumë këtë fakt duke deklaruar se u duket vetja që të gjithve astronaut.