“Nxirrni jashtë fëmijën”, ishin fjalët e fundit të 27-vjeçares, Zerina Cekani në momentin kur shtëpia me tri dhoma gjumi që ndahej dhe prindërit e bashkërotit të saj, emigrantë nga Shqipëria, ishte mbuluar në flakë dhe tym, ditën e hënë në mëngjes.
Kunati i saj, Johan Cekani arriti të thyente një dritare dhe u mbulua me cifla xhami dhe pastaj hyri në shtëpinë e përpirë nga flakët, duke mbërthyer Nensin. Ai dhe vajza e vogël arritën të shpëtonin.
Ndërsa, nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte. Zerina Cekani vdiq ditën e martë në qendrën e djegies, në Spitalin Universitar Shtetëror në Sirakuzë, pasi u transportua me helikopter nga Qendra Spitalore Mjekësore Albany.
Zjarri ra në orën 9:30 paradite në rrugën Adirondack 69, në pjesën e sipërme të Bulevardit Perëndimor. Bashkëshorti i saj kishin shkuar në punë, kur Johan Cekani u njoftua për zjarrin.
Ai arriti në dhomën e gjumit të Zerinës pasi u njoftua për zjarrin. Ajo i kërkoi atij të shpëtonte fëmijën dhe pasi ai doli jashtë dhe u sigurua që vajza ishte mirë, u përpoq të shpëtonte kunatën e tij.
“Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo,” tregon një zjarrfikës.
Zjarri filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap në gjithë shtëpinë. Zjarrfikësit veshën pajisjet e frymëmarrjes dhe maskat dhe përdorën drita elektrike brenda shtëpisë për të gjetur nënën, e cila ndodhej pa ndjenja në dysheme.
Ajo ishte djeguar në 80% të trupit të saj dhe vuante nga dëmtime të rënda respiratore. Ajo merrte frymë, por ishte në gjende kritike dhe vdiq 18 orë më vonë.
Burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti mësuan për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani ishin pjesë e ekipit të kompanisë “Davies Office Refurbishing” në qyetin Albany, kompani e cila përfshin shumë emigrantë shqiptarë.
Bill Davies, president i kompanisë tha se kompania po përpiqej të bënte më të mirën për ta ndihmuar familjen për shkak të zjarrit fatal.
Familja Cekani është nga Korça. Ata janë larguar në vitin 1998 dhe shkuan në Amerikë për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike.
*Zerina Cekani, në të majtë, e cila vdiq nga djegiet dhe dëmtimet pas zjarrit që ra në shtëpinë e saj, po mban në prehër të bijën e saj, Nensin