Ai menjëherë ka hyrë në shtëpi dhe i ka treguar të atit i cili është trembur se ai thes mund të ishte lënë aty nga ndonjë hajdut banke apo nga ndonjë kriminel dhe ka marrë në telefon policinë.
Me të mbërritur në vend policia kontrolloi kopshtin ku ishin gjetur paratë dhe për habinë e të gjithëve, gjeti dhe një thes tjetër të mbushur me dollarë. Forcat e policisë morën të dy thasët dhe i dërguan në rajon. Pas numërimit u zbulua se të dy thasët kishin 150 mijë dollarë. Sipas ligjit në SHBA, nëse brenda vitit askush nuk shkon të deklarojë pronësinë mbi paratë ato i kalojnë personit që i ka gjetur. Megjithatë Sabvaj nuk është i sigurt nëse i do ato para, sepse sipas tij burimi i tyre duhet të jetë patjetër kriminel. Ky lajm ka çuditur jo shumë amerikanët që në këtë periudhë krize po vuajnë papunësinë.