SHBA-ja ngrihet kunder vitaminave Rrezikojne seriozisht shendetin

SHBA-ja ngrihet kunder vitaminave: 'Rrezikojne seriozisht shendetin'
Që sot e tutje nuk duhet të merrni asnjë kokërr vitamine, sepse ju bëjnë keq. Deri në ç’pikë? Sa t’ju shkaktojnë vdekjen. E thënë kështu, duket si një kundërrevolucion që rrezikon të përmbysë zakonet e gjysmës së botës. Shteti i parë më i rrezikuar në botë është Amerika, ku vitaminat konsumohen më shumë se një në dy persona. Por realiteti është më i ndërlikuar.

Gjithçka ka lindur nga disa studime që e kanë vënë me kokëposhtë komunitetin shkencor, edhe pse nuk bëhet fjalë për një “shëtitje” rutinë në një laborator. Çdo eksperiment i kryer është fokusuar te jetët e 35 mijë pacientëve. Madje më shumë. Një studim ka lidhje me femrat, ndërsa tjetri me meshkujt. Por për të dyja studimet, përfundimi është i njëjtë. Studimi i parë, i publikuar në “Archives of Medicine”, ka ndjekur mjekimet e mijëra femrave nga viti 1986 në 2004-n, dhe ka zbuluar se kush merr vitamina, veçanërisht vitaminën B6 dhe hekurin ka një normë të vdekshmërisë më të lartë se mesatarja. Zbulimi i dytë, i denoncuar nga “Journal of the American Medical Assosation”, vendos në listën e zezë vitaminën E, që çuditërisht deri më sot hidheshin hipoteza se bën mirë, në fakt rrit 17 për qind rrezikun e kancerit në prostatë te meshkujt. Studimet nuk shpjegojnë arsyen përse marrja e tepërt e vitaminave shkakton vdekjen, por vetëm janë mjaftuar me dhënien e statistikave rreth fenomenit. E keqja është se në lojë janë jetët e miliona personave. Është një treg prej 3 miliardë e gjysmë dollarësh. Por kujt duhet t’i besojmë?

“E vërteta është se këto studime nënvijëzuan atë që dinim”, thotë doktoresha Diane McCallister, më pas shton: “Vitaminat shtesë duhen konsideruar si ilaçe që kanë efekte”. Nga e gjithë kjo duhet të mësojmë që gjithçka të merret me masë. Këtë gjë e mendonin dhe grekët e vjetër: jo më kot përdornin “farmakon” për të treguar ilaçet dhe gjarprin. Por mesa duket çelësi i vërtetë duket se është një fjalë tjetër: “shtesë”. Për çfarë? “Këto studime thonë krejt të kundërtën nga të tjerët: në të vërtetë vitaminat ulin dhe nuk grenë shkallën e vdekshmërisë. Madje unë vetë e rekomandoj përdorimin e tyre, sidomos për të arritur dozën e përditshme të kalciumit, kaliumit, vitaminave D dhe E”.

Duke qëndruar sërish në gazetën “Usa Today”, një dietologe nga Universiteti i Nju Jorkut, protagoniste e betejave të paharrueshme kundër “fast food”-eve ka thënë: “Ajo që ka më shumë rëndësi është ushqimi. Produktet e duhura. Nëse doni të kujdeseni për veten, atëherë mbani dietë të shëndetshme: shtesat duhet të përdoren vetëm në ato raste ku diagnostikohet një mungesë e theksuar”.

Gjithmonë problemi mbetet abuzimi. Kjo gjë vërehet edhe te përdorimi i tepërt i shtesave të hekurit. “Në studim theksohet se vdekshmëria mund të rritet për 80-vjeçaret. Por cila është arsyeja që gratë në atë moshë duhet të marrin vitamina shtesë? Tashmë e kanë kaluar edhe periudhën e menopauzës dhe nuk kanë nevojë të zëvendësojnë dozat e hekurit të humbur gjatë menstruacioneve”. Vendimi? “Pjesa më e madhe e njerëzve merr energji mjaftueshëm nga ushqimi dhe vitaminat shtesë duhen marrë vetëm pasi të jeni konsultuar me mjekun”, shpjegon doktoresha McCallister.

Studimi

Në fakt, duke pirë rregullisht çdo ditë vitaminën E, rritet 17% rreziku për të zhvilluar kancerin në prostatë. Të dhënat tregojnë se në 2008-n, shtatë vjet pas nisjes së studimit, çdo 1000 burra 76 prej tyre, pasi kishin marrë çdo ditë vitaminën E në trupin e tyre ishte zhvilluar tumor, kundrejt 65 të tjerëve që kishin marrë thjesht një qetësues të padëmshëm. Në studim u përfshinë 35,33 burra nga shtete të ndryshme të Amerikës, Kanadasë dhe Porto Rikos. Studimi nisi në gusht të vitit 2001. Pacientët u ndanë në katër grupe me 8000 persona: të parit iu dha selen dhe vitamina E, të dytit selen dhe një qetësues të padëmshëm, të tretit vitaminë E dhe një qetësues dhe të fundit vetëm qetësues. Studiuesit zbuluan se meshkujt e grupit të parë dhe të dytë kishin përqindje të zhvillimit të kancerit më të lartë se sa ata që kishin marrë thjesht një qetësues.

“Pas gjithë kësaj është vërtetuar se vitamina E dhe seleni nuk e luftojnë kancerin në prostatë, madje mund të jenë të rrezikshëm”, ka thënë Lori Minasian, drejtoreshë e “Division of Cancer Prevention del National Cancer Institute” dhe koordinatore e studimit. “Pavarësisht kësaj, mund të themi se ky lloj studimi është i rëndësishëm për të kuptuar rreziqet e vërteta ose avantazhet e marrjes së vitaminave shtesë”.

Tani për shkak të rezultateve të publikuara, shkencëtarët po u kërkojnë të gjithë pjesëmarrësve të marrin sërish pjesë në një studim tjetër të gjatë (vazhdimi i të parit), në mënyrë që studiuesit të vazhdojnë të ndjekin rezultatet. Sipas tyre fakti që rreziku është shfaqur vetëm pas një periudhe të gjatë, tregon se efektet anësore të vitaminave mbi shëndetin mund të vazhdojnë edhe pas ndërprerjes së tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama