Në kartolinë shkruhej: “Të dashura Pauline e Theresa, mbërritëm mirë, udhëtimi shkoi shumë mirë, vetëm jemi pak të lodhur”. Pritësit duhet të ishin motrat Leisenring dhe prindërit e tyre, por e kanë marrë Adam e Laura Rundell. Kartolina mban datën 4 korrik 1943.
“E dimë që mund të ndodhin gjëra të tilla, e përsa kohë ekziston një adresë e saktë ne e dorëzojmë pavarësisht afatit”, ka pohuar Karen Mazurkiwicz, një zëdhënës i zyrës postare të Buffalo.