I ka kushtuar shtrenjtë një tregtari diamantesh me origjinë nga New Jersey. Jain Rajesh, 47 vjeç, ka parë të zhduket një thes i mbushur me gurë për 400.000 dollarë, të lëna nja dhjetë minuta në makinën me qira, të parkuar në zonën e një restoranti në Florida. Një lëmsh i vërtetë, kur ka parë se diamantet ishin zhdukur: ''Mungova vetëm 10 minuta, sa për të marrë diçka për të ngrënë”, ka rrëfyer ai për policinë.