Pasi filmi “Njeriu i shiut” korri nje sukses te madh me 4 cmime Oscar, gjendja e Kim ndryshoi. Ate e kane takuar rreth 2 milione njerez dhe shume here fliste para nje publiku te gjere. Por takimet me fansat nuk e pengonin qe ai te mesonte permendesh listen e numrave te telefonit. Qe i vogel ai ka vuajtur nga e ashtuquajtura “sindroma e te mencurit”, nje “semundje” qe ka terhequr gjithmone shkencetaret, perfshire edhe ata te NASA-s. Njerezit e ngjashem me Peek, ne te gjithe boten jane rreth 50, por deri tani asnje nuk ka arritur te shpjegoje shkallen e larte te kujteses se 58 vjecarit. Ne vitin 2003, NASA nisi studimin e detajuar te trurit te tij, duke publikuar edhe nje harte 3 dimensionale te struktures se tij celebrale. Peek kishte nje tendence shume te vecante, pasi me kalimin e viteve ai behej edhe me i zgjuar. Peek konsiderohej si nje gjeni ne plot 15 disiplina te ndryshme te dijes njerezore.