Shtetet e Bashkuara kanë neutralizuar dje bombën e fundit atomike, e cila konsiderohet më shkatërruesja nga periudha e Luftës së Ftohtë. Ajo u neutralizua rreth 50 vjet pas ndërtimit. Bomba e fundit B-53 u tha se u shkatërrua dje afër Amarilos, Teksas. B-53, për herë të parë ishte vënë në shërbim në vitin 1962, kur tensionet e Luftës së Ftohtë kishin kulmuar me Krizën Raketore Kubane. Ajo ishte projektuar për të shpërthyer me fuqi nëntë megatonë, apo 600 herë më fuqishëm se bomba që shkatërroi Hiroshimën në Japoni, më 6 gusht të vitit 1945. Kur prodhimi i tyre ishte ndalur në mes të viteve ‘60, ishin prodhuar rreth treqind copë. SHBA e nisi shkatërrimin e këtyre bombave në vitet ‘80.