Materiali plastik, jashtëzakonisht i dëmshme për mjedisin, me të cilin janë bërë filtrat e cigareve, është një sfidë e madhe për kompanitë e specializuar të riciklimit në SHBA. Në mesin e atyre që janë duke eksperimentuar me programet, që jo vetëm inkurajojnë njerëzit për të mbledhur “bishtat” e tyre, por edhe për t’i ricikluar më tej, ‘TerraCycle’, një kompani nga New Jersey, do të fillojë muajin e ardhshëm një fushatë për të siguruar zarfe falas, në mënyrë që duhanpirësit e shumtë të dërgojnë përmes postës bishat e cigareve që ata vetë mund të kenë konsumuar ose që mund të kenë mbledhur.
Iniciativa do të sponsorizohet nga një ndërmarrje që prodhon pikërisht cigare në Amerikë, por që ka preferuar të mbetet anonime. Ndërkohë shoqëria tjetër me bazë në Nju Jork, ‘Eco-Tech Displays’ ka krijuar kompaninë “Cigarette Butt Litter Dream Recycling», që merret me transformimin e bishtave të cigareve në produkte të ndryshme si vazo, bizhuteri apo sende të tjera të përdorshme. Filtrat e përdorur të cigareve sigurohen nga zbrazja e qindra tavllave plot me cigare në ambientet e jashtme të bareve në Nju Jork, Nju Xhersi, Çikago, Illinois.
Disa përpjekje për riciklimin e bishtave të cigareve, megjithatë, janë duke u bërë edhe nga ana e shtetit. Pas shembullit për reduktimin e konsumimit të pijeve të ndryshme, qyteti i New York ka propozuar një projektligj të quajtur ‘Penny per Butt’, i cili parashikon një shpërblim prej një peni për çdo bisht cigareje të mbledhur. Ndërkohë që në qytetin e Portland, në Oregon, kanë zgjedhur mënyra më të ashpra për të ndërgjegjësuar qytetarët; duke e gjobitur me 100 dollarë këdo që e hedh në rrugë cigaren që sapo ka konsumuar.