“Ajo është një nga shumë artistet e talentuara që jetojnë dhe punojnë në komunitetin tonë. i kam inkurajuar njerëzit që të vijnë në zyrën time e të shikojnë pikturat e saj” eshte shprehur për mediat lokale, kreu i Bashkisë së Methuen, Manzi
Alketa, një shtetase shqiptare ka filluar të merret me pikturë në shkollën fillore. Në moshën 18- vjeçare ajo nisi të studionte artin në qendrën YMCA, në të njëjtën kohë ka mundur edhe tu mësojë pikturën fëmijëve. Ajo thotë se puna e saj e shpreh dinamizmin nëpërmjet vajrave, akrilikut dhe ngjyrave të bojrave. Gjatë këtij sezoni veror ajo ka punuar si mësuese e pikturës në qendrën e artit në Essex. Ajo është gjithashtu anëtare e grupit, “Art Institute Group of the Merrimack Valley”