SHBA publikon e-mailet qe tregojne se si u varros Bin Laden

SHBA publikon e-mailet qe tregojne se si u varros Bin Laden
E-mailet e brendshme sekrete tregojnë se Osama Bin Laden u la, u mbështoll me një çarçaf dhe u hodh në ujë, në përputhje me zakonet islamike. Asnjë marinar nuk e pa këtë gjë. Kjo është përmbajtja e e-maileve, që janë publikuar në bazë të Aktit për Lirinë e Informacionit. E-mailet janë shkëmbyer mes zyrtarëve të lartë ushtarakë në momentin që pason vdekjen e Osama Bin Laden. Ky i fundit u vra më 1 maj të vitit të shkuar nga një ekip i US Navy Seal.

Në një e-mail, të quajtur sekret dhe të dërguar më 2 maj nga një zyrtar i lartë i flotës detare, përshkruhet se si trupi i tij është larë, është mbështjellë në një çarçaf të bardhë dhe u hodh në ujë.

Sipas një tjetër mesazhi të një zyrtari të aeroplanmbajtëses USS Carl Vinson, vetëm një grup i vogël i drejtuesve të anijes kishin dijeni për varrosjen e tij.

Një zyrtar ushtarak kishte përgatitur një fjalim të shkurtër me natyrë fetare, që u përkthye në arabisht nga një përkthyes vendas. Pasi u thanë fjalët e rastit, trupi u vendos në një qese, u hip në një mbajtëse dhe u lëshua ngadalë në ujë.

Më herët, një nga drejtuesit e aeroplanmbajtëses kishte diskutuar me helikopterët që kishin brenda trupin e Osama Bin Laden.

“Ndonjë lajm për pakon tonë,” pyesnin nga aeroplanmbajtësja.

“FEDEX e dorëzoi pakon. Të dy kamionët janë të sigurt në rrugën drejt bazës”, ishte përgjigja.

Edhe pse administrata e Obamës mbahet si një nga më transparentet në botë, për çështjen e vrasjes së Osama Bin Laden ka mbajtur shumë sekrete.

Shumë media kanë kërkuar informacione të tilla si foto ose video, ndonjë certifikatë vdekje, raport mjekoligjor pas vdekjes ose edhe rezultatet e testeve të ADN-së.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama