Agjentja e shitjes së pasurive dhe pronarja e shumë hoteleve luksoze, nuk i la asgjë dy nipërve të saj. Ajo i la gjithashtu miliona dollarë vëllait të saj, Alvin Rosenthal, i cili duhet të kujdeset për Trouble në mungesë të saj, si dhe dy prej nipërve të saj nga djali më i vogël, Jay Panzirer, me kusht që të vizitonin varrin e babait të tyre një herë në vit. Përndryshe, shkruan ajo, ata nuk do të marrin asgjë nga 5 milionë dollarët që u la secilit. Helmsley nuk u la asgjë dy prej fëmijëve të vegjël të Jay Panzirer, Craig dhe Meegan Panzirer, për "arsye që ata i dinë", shkruan ajo. Por askush nuk doli më i përfituar se Trouble, i cili një herë doli edhe në reklama televizive për hotelet "Helmsley" dhe u bë i famshëm se një herë kafshoi pastruesen e shtëpisë. Ajo la pas 3 milionë për mirëmbajtjen e banesës së saj të fundit, në Westchester County, ku është varrosur bashkë me bashkëshortin. Ajo i la edhe 100 mijë dollarë shoferit të saj. Përfitimet nga shitja e rezidencave dhe pronave Helmsley do t'i shkojnë fondit bamirës "Helmsley".
Helmsley ishte simboli i lakmisë në vitet '80 dhe u dënua më pas për evazion fiskal. Një punonjëse citon fjalët e saj: "Vetëm njerëzit e vegjël paguajnë taksa".
T.O. : Gazeta TiranaObserver