SHBA shkrirja berthamore kalon me sukses

SHBA, 'shkrirja berthamore' kalon me sukses

Kërkuesit e një laboratori amerikan kanë arritur një sukses vendimtar, sa i përket objektivit të tyre më të fundit për të arritur shkrirjen e vetqëndrueshme bërthamore.

Shfrytëzimi i shkrirjes (bashkimit), procesi që ndodh te Dielli, mund të ofrojë një burim të palimituar dhe më të lirë të energjisë.

Por, në mënyrë që të jetë i dukshëm, termocentralet e shkrirjes duhet të prodhojnë më shumë energji se sa konsumojnë, gjë që ka rezultuar e paarritshme deri më tani. Tashmë, zbulimi i shkencëtarëve të Objektit Kombëtar të Ndezjes (NIF) mund të shtojë shpresat për përshkallëzimin e shkrirjes.

NIF, e bazuar në Livermore të Kalifornisë, përdor 192 rreze nga lazeri më i fuqishëm i botës, për të nxehur dhe për të përmbledhur një top (saçmë) të vogël karburanti me hidrogjen, deri në pikën kur ndodhin reaksionet e shkrirjes bërthamore.

BBC bën të ditur se gjatë eksperimentit të ndodhur në fund të shtatorit, sasia e energjisë së çliruar nga reaksionet e shkrirjes e kaloi sasinë e energjisë së absorbuar nga karburanti, arritje për herë të parë kjo në një objekt të reaksioneve të shkrirjes në botë.

Ky është një hap i vogël i synimit të deklaruar nga laboratori për “ndezjen”, ku shkrirja bërthamore gjeneron po aq energji sa ç’nevojitet për furnizimin e lazerit. Kjo ndodh, sepse “inefiçenca” e njohur në pjesë të ndryshme të sistemit, do të thotë se jo e gjithë energjia e furnizuar përmes lazerit shkon te karburanti.

Por, arritja e fundit është përshkruar si hapi i vetëm më domethënës për shkrirjen, gjatë viteve të fundit, teksa demonstron se NIF është në rrugën e duhur drejt objektivit të lakmuar të ndezjes dhe vetqëndrueshmërisë së shkrirjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama