Në Rusi ka filluar puna për realizimin e projektit të përbashkët me evropianët "Ekzo-Mars" - dërgimin e komplekseve kërkimore në Mars në vitet 2016 dhe 2018. Në Bashkimin Prodhues Shkencor me emër të Llavoçkin-it këtë punë e mori përsipër një ekip i posaçëm. Çështjet e planit të projektimit diskutohen në kontakt të ngushtë me homologët evropianë. Misioni "Ekzo-Mars", fillimisht u konceptua si evropiano-amerikan. NASA premtoi të sigurojë 2 raketa "Atlas 5", por në vjeshtën e vitit 2011 u bë e qartë se me raketat do të lindin vështirësi.
Atëherë Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka ftuar të përfshihet në "Ekzo-Mars" Rusinë si një pjesëmarrëse të tretë. Shumë shpejt pas kësaj NASA e braktisi krejtësisht projektin, meqenëse ajo ishte e zënë tashmë me përgatitjen e robotit eksplorues të Marsit - Mars Rover “Curiosity”. Siç transmeton ZR, Rusia deklaroi se do të bashkohet me misionin dhe do të vërë në dispozicion të tij raketambajtëset e veta "Proton" vetëm në qoftë se do të ketë këtë një program të përbashkët kërkimor ruso-evropian.