SHBA te vdekur ne mes te rruges kunder brutalitetit policor

SHBA, 'te vdekur' ne mes te rruges kunder brutalitetit policor

Qindra persona në SHBA kanë bllokuar rrugët duke protestuar në mënyrë paqësore për vendosjen e drejtësisë dhe dhënien fund të asaj që ata e quajnë “brutalitet policor”. Marshuesit bllokuan rrugët dhe trafikun në qytete të mëdha si Maiami, Washington D.C. Boston, New York, Missuri etj. Policia ka shoqëruar marshuesit ndërsa qytetarët protestonin përgjatë rrugëve. Qindra protestues kanë bllokuar trafikun në kryqëzimet kryesore duke u shtrirë në tokë si “të vdekur.”
 
Kjo është dita e tretë e protestave pas vendimit të gjykatës së lartë në New York për mos dënimin e oficerit të policisë Daniel Pantaleo i cili akuzohet për vrasjen e të riut Eric Garner gjatë arrestimit të tij, skenë e filmuar nëpërmjet një aparati celular. Protestat rinisën një javë pas një tjetër vendimi nga Gjykata e Lartë për mos dënimin e policit të bardhë për rastin në Misuri, në vrasjen e adoleshentit afro-amerikan Michael Brown.

Ky është rasti i tretë i përsëritur brenda pak muajsh ku policët vrasin persona të pafajshëm me ngjyrë, duke ngritur sërish problematikën amerikane në çështjet racore e barazinë në drejtësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama