Janelle Dunklee ka udhëtuar pa patentën e ngarjes së automjetit 27 vitet e fundit, pa qenë në dijeni", raportojnë mediat në Plattsburgh. Dunklee thotë se kohët e fundit mori një letër nga Departamenti i Automjeteve Motorike në Vermont, në të cilën shkruhej se duhet të paguante një gjobë në mënyrë që t'ia kthenin patentën. Dunklee, duke mos e ditur se ia kishin marrë patentën, njofton autoritetet. Ajo thotë se ata i raportuan se duke pastruar të dhënat panë se Dunklee i detyrohej para në lidhje me një gjobë shpejtësie të marrë në vitin 1980. Dunklee thotë se kërkimet e mëtejshme zbuluan se ishte ndalur pasi udhëtonte me 42 milje në orë në një zonë ku limiti ishte 30 milje në orë. Ngjarja kishte ndodhur në Hartford, më 17 shtator të vitit 1980 dhe shuma e gjobës ishte 26 dollarë.
Dunklee thotë se kurrë nuk ishte ndalur në jetën e saj dhe vendosi të shkojë në gjykatë. Ditën e djeshme, Dunklee doli në proces gjyqësor dhe tha se gjykatësi u habit shumë nga kjo vonesë. Ata u habitën kaq shumë, sa në të vërtetë e anuluan gjobën. Avokati shtetëror Robert Sand thotë se në vitin 1980, shkresurinat bëheshin me dorë, dhe nuk ishte çudi që gjërat të humbitnin. Polici që e kishte gjobitur thotë se ka kaluar një kohë e gjatë, dhe se nuk e mbante mend t'ia kishte dhënë.
T.O. : Tiranaobserver