SHBA viti me i nxehte qe prej 1895-es

SHBA, viti me i nxehte qe prej 1895-es
Viti i fundit në kontinentin e Shteteve të Bashkuara ka qenë më i nxehti që nga fillimi i nxehtësisë në vitin 1895, kanë bërë të ditur disa shkencëtare. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin e tyre për 6 muajt më të nxehtë të kalendarit. Një nga ekspertët e motit të agjencisë ka sugjeruar se ndryshimet e klimës po luajnë një rol kyç në rritjen e teperaturave, që në 11 ditët e fundit u kanë marrë jetën 46 personave.

Vala e të nxehtit ka lëvizur në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe në Bregun Lindor më vonë gjatë së dielës, duke bërë që në të gjithë rajonin të kthehet dëshira për motin e ftohtë. Por parashikuesit e motit thonë se moti i nxehtë mund të prekë edhe Kanadanë, ku qyteti i Ontarios ka kaluar temperatura rekordthyese. Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave Klimaterike, mbi 170 rekorde të temperaturave të larta janë thyer gjatë gjysmës së dytë të muajit qershor. Megjithatë, ishte vetëm në 14 qershor që u arrit rekordi maksimal, ndërsa periudha më e nxehtë para saj ka qenë ajo 12-muajshe që përfundoi më 12 maj 2012.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama