Kukësi duket i favoruziar nga shorti i UEFA për turin e tretë paraeliminator të Ligës së Europës.
"Qeveria" e futbollit europian hodhi sot në mesditë (ora 13:00) shortin për turin e tretë në Nion.
Ekipi që do të dalë fitues nga përballja mes Austrias së Vjenës dhe Kukësit do të përballet me fituesin e çiftit tjetër, atë mes FC Shirak dhe Spartak Trnava.
Ndeshja e parë mes dy rivalëve të mundshëm të Kukësit, armenëve dhe sllovakëve, përfundoi në barazim 1-1.
Ndërkaq, një natë më parë verilidorët humbën me rezultatin minimal 1-0, takimin e pare ndaj Austrias së Vjenës.
Sfida e kthimit do të luhet në "Elbasan Arena", më 21 korrik. Edhe pse humbi në ndeshjen e parë, Kukësi ka ende shase për të përmbysur rezultatin.
Ekipi i drejtuar nga Lika pati një rast të mirë mbrëmë për të barazuar rezultatin në fundin e lojës, tek sa Emini goditi shtyllën.