SIDA- Ja cfare duhet te dime rreth saj

SIDA- Ja cfare duhet te dime rreth saj
“Të gjithë mund të jemi të prekshëm nga HIV/AIDS. Nuk ka persona të rrezikshëm, por ka sjellje me rrezik që e rrisin mundësinë e transmetimit të infeksionit HIV”- ky është një nder slloganët e fushatës sensibilizuese për luftën kundër HIV/AIDS në ditën botërore të saj. Sida apo HIV/AIDS është cilësuar si sëmundja më e rrezikshme e viteve të fundit.

Është pikërisht virusi HIV që prek imunitetin e njerit duke demtuar sistemin mbrotjes së organizmit, ai që shkaton edhe AIDS-in. Nga dëmtimi i sistemit mbrojtës, organizmi nuk është në gjendje më të luftojë sëmundjet, duke çuar kështu në degradimin e tij. Specialistët shpjegojnë se virusi vdekjeprurës HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo lëngu trupor të njeriut, gjak, spermë, sekrecione vaginale dhe qumësht gjiri.

Rrugët e trasmetimit të HIV/AIDS

-Përmes transfuzionit të gjakut, shiringave apo gjakut të infektuar

-Marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, me persona bartës të HIV-it

-Nga nëna ë infektuar tek fëmija gjatë shtatzanisë, lindjes, apo gjatë ushqyerjes me gji

Rrugët me anë të së cilave NUK transmetohet HIV/AIDS

-Nëpërmjet kontaktëve të zakonshme si prekja, shtërngimi i duarve, puthjet

-Gjatë kollitjes apo teshtitjes

-Nga pickimi i insketëve të ndryshme

-Gjatë përdorimit të përbashkët të tualetit, pishinave dhe dushit

- Gjatë ngrënies ose pirjes me një persona të infektuar

-Gjatë shoqërimit me personat e infektuar

Specialistët shpjegojnë se virusi vdekjeprurës HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo lëngu trupor të njeriut, gjak, spermë, sekrecione vaginale dhe qumësht gjiri. Po ashtu sipas mjekëve, në këtë ditë sensibilizuese kundër sëmundjes së shekullit, apelohet për kryeje marrëdheniesh seksuale me partner të qendrueshëm dhe të painfektuar me virusin HIV.

Sipas specialistëve këshillohet kryerja e marrëdhënieve seksuale të mbrotjura, shmnagja e shiringave të përdorura dhe përdorimi i drogave, si dhe kryerja e testeve të HIV/AIDS-it.

Sëmundja vdekjeprurëse HIV/AIDS mund të kalojë nga nënë tek fëmija, gjatë shtatzanisë. Çdo grua që është në pritje të një fëmije, që të parandalojë transmetimin e virusit tek foshnja duhet t’i nenshtrohet testeve të AIDS para dhe gjatë periudhës së shtazanisë. Specialistët shpjegojnë se personat e infektuar me HIV mund t’ia transmetojnë fëmijës gjatë shtatzanisë, gjatë lindjes apo dhe gjatë ushqyerjes së fëmijes me gji.

Mjekët rekomandojnë se gratë që janë në dijeni se bartin virusin HIV s’duhet kurrsesi të ushqejnë fëmijen me gji. Specialistët gjithashtu këshillojnë se nëqoftëse ato bartin virusin, në mënyrë që të ulin rrezikun e infektimit të foshnjës se tyre, atëherë rekomandohet marrja e mjekimëve për të luftuar HIV-in gjatë shtatzanisë.

Duke i dhënë mjekime të veçanta fëmijës pas lindjes, duke bërë ushtrime fizike, duke ushqyer më mirë, duke qëndruar larg alkoolit, cigarëve dhe çdo lloj droge si dhe duke marrë vitaminat gjatë shtazanisë. Specialistët rekomadojnë që të bëhet testi i HIV/AIDS, i cili sipas mjekëve është konfidencial.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama