Ndihmon dhe rigjeneron sistemin imunitar, vaksina terapeutike kundër SIDA-s, sipas Institutit të lartë të Shëndetësisë në Itali. Rezultatet e arritura deri tani janë përpunuar mbi 87 pacientë të moshës nga 18 e 58 vjeç. Eksperimentimi është duke u zhvilluar në 11 qendra dhe është financuar me 13 milionë. Vaksina terapeutike vepron duke goditur proteinën Tat, që gjendet brenda virusit HIV, i cili është edhe motori që i lejon shumëfishimin dhe përhapjen në organizëm.