Pas fitoreve të para, Veleciku provoi të ishte një kockë e fortë për ekipet amatore të Londrës Lindore të cilat e pranuan për “mëshirë” mikun e ri. Kur po afron fundi i sezonit për këtë vit, SK Veleciku është zyrtarisht një pretendent kryesor për kupën e Ligës. Javën e kaluar, djelmoshat shqiptarë shpartalluan 11 – 1 ekipin e Leyton United dhe mbeten në krye të listës me një rekord që nuk njeh asnjë humbje deri tani.
Marre nga : Gazeta AlbanianMail