Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë një përmbledhje për të gjitha kombëtaret duke zbuluar formacionet me të cilat ekipet pjesëmarrëse do të luajnë në Francë.
Vëmendje të veçantë ka pasur edhe ekipi kuqezi dhe duket se sipas UEFA-s nuk ka shumë dilema për Xhani De Biazin.
"Roshi duket në përparësi ndaj Lilës, ndërsa Xhaka do të rikuperohet", shkruhet në analizën e UEFA-s.