Debati i mbrëmshëm në “Opinion”, ku ishte i ftuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përballë tij ishin gazetarë dhe analistë ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Shumica kritikonin Artan Hoxhën, i cili ishte një nga debatuesit më të zjarrtë me Tahirin. Pati edhe komente të cilat e akuzonin atë si përcjellës i zërit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje kujtonin edhe kandidimin e tij për President, që u refuzua nga Komisioni i Sigurisë, për lidhjen e tij me Sigurimin në periudhën komuniste.
Pas kësaj nisën të qarkullonin foto, kur shfaqen momente të fiksimit të kamerës tek telefonat e të ftuarve.
Në njërin prej tyre lexohet qartë një SMS i ish-kryeministrit, Fatos Nano. “Po fol o Lacko se na çau k***n ky k**i!”
Dyshohet se në këtë rast SMS-ja ka mbërritur në telefonin e Artur Zhejit. Kjo pasi Arturi ishte i ftuari që po qëndronte më gojëmbyllur.
Madje gjatë emisionit Zheji po diskutonte me zë të ulët me Andi Bushatin për “çështje SMS-je”.
Ndërsa në një foto tjetër, tregohet telefoni në postën e të cilët kanë mbërritur SMS nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cili i shprehi lëvdata personit në fjalë.
Marrësi i këtyre mesazheve me shumë mundësi është Artan Hoxha, pasi ai ishte zëri më i flakët kundër ministrit.