SMS-te e shpeshta? Me pak dashuri per partnerin

SMS-te e shpeshta? Me pak dashuri per partnerin

Ekspertët thonë se lidhjet e forta janë të bazuara në komunikim.  Por a janë kaq të forta lidhjet e kohëve të sotme të bazuara në komunikimin dixhital? Studimi i fundit tregon se lidhje të tilla nuk janë dhe aq të hekurta! 82% e të rinjve thonë se i shkruajnë shumë shpesh gjatë ditës partnerit të tyre. E megjithatë, kjo nuk përkthehet në një lidhje të fortë ndërmjet tyre.

Një studim i ri, i publikuar në “Journal of Couple and Relationship Therapy”, tregon se çiftet që komunikojnë gjatë gjithë ditës me mesazhe elektronikë nuk kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, raporton "Time".

Kështu, nga 276 femra dhe meshkuj të moshës 22-vjeçare, që u morën si rast studimi, 38% e tyre kishin një lidhje serioze, 46% ishin të fejuar dhe vetëm 16% ishin të martuar.

Ata treguan se për një lidhje të fortë e romantike, nuk kishte të bënte numri i mesazheve që i dërgonin partnerit apo partneres së tyre, por përmbajtja e mesazhit. Kështu ata që dërgonin mesazhe me përmbajtje romantike, kishin një ndjenjë më të fortë për njëri-tjetrin.  Për sa i parket numrit të mesazheve, rezultoi se meshkuj, të cilët dërgonin mesazhe më shpesh partneres së tyre, duket se kishin një lidhje jo shumë cilësore, se sa meshkujt e tjerë, të cilët nuk dërgonin kaq shpesh mesazhe.

Por tek femrat nuk ndodhte e njëjta gjë. Femrat që dërgonin më shumë mesazhe tregonin një lidhje më të fortë me partnerët e tyre, ndërsa femrat që dërgonin mesazhe më rrallë, nuk kishin lidhje serioze me partnerin.  Ajo që ishte tipike për femrat, ishte se femrat tentojnë që t’i zgjidhin problemet e tyre nëpërmjet mesazheve në telefon. E kundërta ndodh me meshkujt, të cilët preferojnë komunikimin sy më sy për të zgjidhur mosmarrëveshjet me partneret e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama