Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi vijon të mbetet ndër kandidatët e mundshëm për të marrë stolin e Italisë, pas largimit të pritshëm të Antonio Kontes në përfundim të "Euro 2016".
Mediat italiane shkruajnë se me shumë mundësi emri i trajnerit të ri do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Federatës më 26 prill.
Një sondazh i hapur pasditen e së mërkurës nga e përditshmja 'La Repubblica Sport', përfshinë tetë emra në listë, mes tyre edhe trajneri italian i kuqezinjve.
Në listë bëjnë pjesë: Roberto Donadoni, Vençenco Montela, Xhani De Biazi, Marçelo Lipi, Fabio Kanavaro, Alberto Zakeroni, Françesko Guidolin dhe Fabi Kapelo (edhe pse ky i fundit ka refuzuar stolin e Italisë).
Aktalisht, trajneri i Bolonjës shihet si kandidatura më e mundshme. Kjo edhe për faktin se ai ndodhet në prag shkarkimi nga klubi, pas humbjes 0-6 nga Napoli një natë më parë në Serinë A.
Sondazhit në "La Repubblica": (Kliko këtu)