STOKHOLM, 8 tetor /ATSH-DPA/ - Akademia suedeze do të njoftojë sot në mesditë fituesin e çmimit Nobel në Latërsi 2015 pas shqyrtimit të një numri rekord kandidaturash, 198 të tilla, nga të cilat 36 kandidojnë për herë të parë.
Favoritët për fitimin e këtij çmimi janë Ngugi wa Thiong'o nga Kenia, Svjetlana Aleksijeviç nga Bjellorusia, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), norvegjezi Jon Fosse si edhe Haruki Murakami nga Japonia.
Edhe pse ekspertët e letërsisë kanë bërë lista fituesish, kjo gjë vlen pak për shkak të faktit se akademia asnjëherë nuk publikon lista favoritësh.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano, edhe pse favoritë ishin amerikanët Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.
Njoftimi i sotëm do të jetë historik pasi do të jepet për herë të parë nga një grua, Sara Danius. Qershorin e kaluar, Danius ishte e para grua në drejtim e akademisë, si sekretare, pas më shumë se 200 viteve./ a.jor.