Pothuajse ne te gjitha kulturat, miqesia kuptohet dhe perceptohet si nje marredhenie e barabarte, e bazuar te respekti, vleresimi dhe gatishmeria reciproke. Ne pergjithesi dallohen miqesi te ndryshme te medha. Per shembull nje prej tyre eshte miqesia e rastesishme qe lidhet me nje simpati: lind papritur ne nje rrethane te caktuar. Nje miqesi tjeter eshte edhe ajo e ashtuquajtur e ngushte, ose me sakte qe lidhet me nje marredhenie te vazhdueshme ne kohe, mes personave te cilet arrijne te krijojne nje shkalle mirebesimi reciprok te krahasueshem me ate tipik te lidhjes ne çift. Ne çdo epoke, miqesia eshte konsideruar nje nga eksperiencat me te rendesishme njerezore dhe eshte shenjteruar nga te gjitha besimet.
Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciative qe ka vene ne levizje sociologe dhe docente, psikologe dhe shume familje. Qellimi eshte: zbulimi i mitit te mikut te zemres. Promovuar nga “New York Times” dhe prezantuar nga site e bloge te ndryshme, tema ne fjale eshte shume me teper se nje provokim: “friendship coaches”. Gjithçka eshte organizuar per te treguar demet qe shkaktojne miqesite e ngushta. Studimi i fundit eshte kryer nga “Harris Interactive” te tremije amerikane nga mosha 8-24 vjeç: 94 per qind e te intervistuarve jane pergjigjur se kane pasur nje mik te ngushte, nje perqindje goxha e larte krahasuar me emigracionin dhe shqetesimet e ndryshme. “Duhet te bejme gjithçka per te mos i lejuar miqesite e ngushta”, thote nje studiuese. “Femijet duhet te nxiten qe te frekuentojne grupe te medha shoqerore, ne menyre qe te mos zhvillojne ndjenja posesiviteti”. Arsyeja? Sepse miqesia mund te jete nje lidhje e forte dhe e gjate deri ne vdekje, si ne romanin e momentit, bestsellerin “Beautiful Malice”, i autores Rebeca James.
“Zbulimi i mikut me te mire eshte njesoj si te eksplorosh boten”, thote nje mesues amerikan i cili i meson femijet se si te behen miq me te gjithe. “Femijet jane te perfshire ne shume aktivitete jashteshkollore; eshte e pamundur te rrethohesh vetem nga personat qe njeh”.
“Asnje i rritur nuk mund te jete nje mik i mire, nese kur ka qene i vogel nuk eshte lejuar te njihet me persona te ndryshem”, thote nje neuropsikiater, autor i librit “Femija prej çokollate”. “Pjesa ne te cilen njerezit gabojne eshte se nuk dine t’i ndajne miqesite. Krijimi i nje miqesie te ngushte nuk eshte e keshillueshme, sepse mund te jete vertet nje limit; shoku i preferuar ju imponon te beni nje zgjedhje, qe me vone e beni spontanisht etj.”.
Debatit mbi miqesine e ngushte vazhdon te mbetet i hapur. Te rriturit nuk e ngaterrojne lehte ndjenjen e miqesise me te tjerat. Per shume persona miqesia eshte e pazevendesueshme, joformale, e hapur, qe pershtatet me lehtesi. Me shume se dashuria dhe familja, miqesia eshte lidhja me e forte dhe me e sigurt e kohes.
“Familja eshte gjeja me e rendesishme ne jete. E njejta gje mund te thuhet edhe per miqesine. Miku i zemres eshte njesoj si nje i aferm, qe e ke te veshtire te ndahesh prej tij. Me shoket e shoqet mund te jesh vetvetja. Miqesia moderne eshte pergjigjja e shume ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon nevojen e lidhjeve te verteta. Familjet me origjine te larget, marredheniet e paqendrueshme ne çift dhe pasiguria bejne qe miqesia te jete struktura me e forte e nje marredhenieje. Miqesia eshte mbeshtetja me e madhe, sidomos ne momentet me te veshtira te jetes: ne rast divorci, zie, veshtiresish”, thote nje 35-vjeçare.
“Per mua miqesia ka qene gjithmone me e rendesishme se familja”, shprehet aktorja Serra Yilmaz. “Kam miq te mire te cilet me kane zgjedhur per ate qe jam jo per ate çka perfaqesoj. Rri me ta sepse me pelqen te ndajme çdo gje bashke. Edhe pse jane shume te ndryshem nga une, kane disa gjera misterioze qe na bashkojne”.
Cili eshte ndryshimi mes meshkujve dhe femrave? Mos valle femrat kane rreth me te zgjeruar shoqeror sesa meshkujt?. “Femrat bejne dialoge mjaft te rendesishem; meshkujt e kane te veshtire te flasin, preferojne “te bejne” gjera bashke. Nuk me pelqejne rrethet miqesore vetem me homoseksuale: sekreti fshihet ne perzierjen e te dyja gjinive. Kam pasur lidhje dashurie me persona me te cilet fillimisht kemi qene shoke. Nuk duhet te harroni kurre qe dashuria mbaron, ndersa miqesia mbetet pergjithmone”.
Miqesia eshte me e rendesishme se dashuria? “Ndonjehere po”, thote nje studiuese nga Universiteti i Mançesterit. “Miqesia infekton me joformalitetin e saj edhe vete dashurine. Kolonizon lidhje te tjera. I ben te njejta me veten”. Ngaterruese, por jo totalizuese. “Miqesia eshte me e rendesishme se dashuria”, pohon para psikologeve nje 29-vjeçare. “Miqesia eshte me e nevojshme se dashuria”, nderhyn nje 28-vjeçar. “Nuk bazohet te seksi, por te nje afersi me e rendesishme, karakteri”, shton nje tjeter.
“Dashuria te krijon ankth, eshte shume e ngaterruar. Miqesia duket me pak e nderlikuar. Nese nuk je i kenaqur me diçka i hapesh menjehere tjetrit”. Miqte jane burim ndihme, nje thesar i vertete.