Sa e lehte eshte te blesh arme ne Tirane?

Sa e lehte eshte te blesh arme ne Tirane?
Vrasjet me armë zjarri po shtohen çdo ditë e më shumë në Shqipëri, kurse kontrolli nga ana e strukturave policore vazhdon të mungojë. Me shumë pak para, çdo lloj arme zjarri mund të shkojë në duart e qytetarëve, pa pasur nevojë për dokumentacion të posaçëm për pajisjen me armë. Një investigim në dyqanet e tregtimit të armëve në kryeqytet i emisionit Urbanika në "A1 Report" na tregon pikërisht këtë realitet të hidhur, ku çdokush mund te hyjë në dyqanet ku shiten armë dhe me shumën përkatëse mund të blejë çfarëdo lloj arme të dëshirojë.

Në video duket qartë që për blerjen e armëve të zjarrit nuk ka nevojë për leje nga autoritetet policore. nëse hyn në dyqan dhe kërkon të blesh një armë, shitësi nuk të kërkon leje por paratë dhe të thotë: Bli kë të duash, mjafton karta e identitetit. Projektligji i ri për tregtimin dhe shitjen e armëve parashikon që mund të pajisen me armë vetëm personat e veshur me pushtet të lartë, si deputetë, ministra, prefektë, krerët e njësive vendore, truprojat e personaliteteve, deri tek drejtuesit e mjeteve të personaliteteve qofshin këta shqiptare apo të përfaqësive diplomatike në vend.

Dispozitat e reja ligjore të cilat synojnë liberalizimin e tregut të armëve parashikojnë gjithashtu që edhe disa subjekte tregtare të cilat plotësojnë kushtet e besueshmërisë, mund të pajisen me armë.

Por edhe pse ligji i Republikës së Shqipërisë, shënjestron qartë personat që mund të pajisen me armë dhe procedurat shtetërore që duhet të kalojnë përpara se të blejnë e të posedojnë një armë, në disa nga dyqanet e ku tregtohen armë në Tiranë, shfaqet një tjetër panorama tronditëse. Nga një video e xhiruar me kamera të fshehtë, kuptohet qartë që nuk është e nevojshme për të kërkuar autorizim nga organet e posaçme siç janë policia dhe Prokuroria.

Mjafton që me një kartë identiteti të hysh në dyqan dhe të kërkosh për të blerë armë, duke nisur që nga ato sportive, pistoleta manovër, armë gjuetie, apo edhe të një kategorie më të rëndë. Gjithashtu në projektligjin e ri që rregullon tregun e shitblerjes së armëve, sqarohet që personat që dëshirojnë të blejnë armë, qoftë edhe ato sportive apo imitime të llojit armë manovër, duhet të jenë mbi 22 vjeç, të mos kenë precedencë penalë, të sigurojnë autorizim nga Policia e Shtetit për faktin se përse do të përdoret arma dhe po ashtu të plotësojnë kushtet e besueshmërisë pranë organeve të hetimit.

BISEDA E GAZETARES SE "A1 REPORT" DHE SHITESIT

Gazetarja: Si jeni mire?

Shitësi: Mirë, si ja kaloni?

Gazetarja: Duam të na tregosh një nga ato pistoletat manovër

Shitësi: Po mo..

Gazetarja: Sa është kjo?

Shitësi: 120 mijë

Gazetarja: 120? Po kështu më të vogla ke ti?

Shitësi: Jo

Gazetarja: Janë ca të vogla fare?

Shitësi: Nuk bëjnë ato prishen . Janë difektoze

Gazetarja: Po ta blej unë këtë, çfarë të marr? Ndonjë leje.

Shitësi: Po nuk duhet leje për atë.

Gazetarja: S’duhet leje ëëë? Po si merret?

Shitësi: Pa leje.

Gazetarja: Domethënë e merr kushdo?

Shitësi: Po

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama