Sa jep aq edhe merr!

Sa jep, aq edhe merr!
Edhe pse në lidhjet intime lehtë mund të dallohet kur dikush heziton që ta pranojë dashurinë, nuk bëhet fjalë vetëm për problem të lidhjes, por edhe të individit, i cili paraqitet në të gjitha segmentet e jetës së atij personi. Kujtojeni këtë kur herën tjetër zvogëloni rëndësinë e komplimentit, kur pushtoheni nga ndjenja e pakëndshme sepse ndokush ju dhuron ndonjë gjë, apo kur ju vërshon turpi për shkak se ndokush ju lavdëron. Nëse nuk jeni në gjendje që ta bëni këtë, atëherë dmth se keni problem me pranimin e dashurisë.

Pranoni se partneri aktivizon energjinë tuaj. Kijeni të qartë se çka ju pengon te ai, por mos harroni se cilësitë e tij kanë lidhje me ju. Nëse doni që ta dini se kush jeni, kushtojini kujdes asaj sesi i vlerësoni të tjerët. Kur partneri juaj bën ndonjë gjë që nuk ju pëlqen, ju duhet që të bashkëndjeni me të. Vlerësojeni qëllimin që ka pasur parasysh ta realizojë partneri me anë të atij veprimi. Sa herë që ta ndryshoni qëndrimin rreth asaj që ju pengon, apo irriton, ju ndërroni qëndrimin ndaj vetes. Duhet të pranoni edhe anët negative të partnerit. Qëllimi është që të ndalni kritikat dhe gjykimet për ato karakteristika të partnerit të cilat nuk ju pëlqejnë, duke përqendruar vëmendjen te vlera e tyre, ndoshta në një formë të ndryshuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama