Sa ka efekt caj i kamomilit?

Sa ka efekt caj i kamomilit?
Si mund të ruani peshën normale të trupit? Konsumoni 1 filxhan çaj kamomili të ngrohtë menjëherë pas vakteve të ushqimit. Hedhim 4 gr. kamomil në 2 filxhanë çaji me ujë të nxehtë, e lëmë për 10 min, e kullojmë dhe e pimë. Ia vlen të theksojmë se kamomili nuk duhet zier, sepse gjatë zierjes shkatërrohen vajrat eterike që përmban. Ndoshta ju duket e paktë sasia e rekomanduar më lart, por duhet të keni parasysh se kamomili duhet përdorur me rregull për të ruajtur peshën normale të trupit. Përdorimi i tij i shpeshtë dhe në sasi të mëdha, mund të sjellë rezultate krejt të kundërta nga ato që dëshirojmë, si p.sh. acarime nervore, zverdhje të lëkurës dhe dhimbje koke, transmeton Mia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama