Sa kushton te behesh shkencetare

Sa kushton te behesh shkencetare
Për femrat, përkushtimi ndaj karrierës shkencore dhe familjes është i vështirë. Pas doktoraturës duhet shkathtësi dhe ato që vendosin të bëjnë fëmijë shpesh heqin dorë nga punët jashtë shtetit.

Tre shkencëtarë takohen në kafenenë e një universiteti britanik për të biseduar për një doktoraturë që duhet të ekzaminojnë. Deri këtu gjithçka është në rregull. E çuditshmja është se “ekzaminuesit” janë femra. Sot, në Britaninë e Madhe tre në 91 gra janë shkencëtare, meshkujt janë dy në 91. Në sektorin shkencor, prania e femrave që bëjnë karrierë ka filluar të ulet ndjeshëm. E dhëna më shokuese është mungesa e një studimi sistematik rreth shkaqeve të këtij fenomeni.

Sipas disa teorive, vajzat janë më pak të prirura të zgjedhin degët shkencore në shkollë. Femrat i japin prioritet jetës private dhe për ato kalimi i klasës është i vështirë. Megjithatë, duke u futur në më thellësi të problemit, është zbuluar banaliteti i të paktën një prej këtyre teorive. Nëpër shkollat britanike, për shembull, numri i nxënësve që zgjedhin degët shkencore nuk është i lartë. Problemi shfaqet pas diplomimit. Femrat e diplomuara në degën e biologjisë janë 60 për qind, por mësimdhënia u besohet vetëm 30 për qind prej tyre. Në fakt, karriera shkencore është perfekte për femrat, të cilat shkëlqejnë gjithmonë në shkencat e komunikimit, menaxhim, apo punë të tjera krijuese. Gjithashtu, mund t’u bëjnë ballë edhe problemeve personale falë shkathtësisë dhe zgjuarsisë.

Kur janë kaq të zonjat në punë, përse shkenca po humbet kaq shumë femra? Biologët kanë analizuar të dhënat duke u bazuar te kostot dhe përfitimet. Përveç përzgjedhjes natyrore, strategjitë e kafshëve janë zhvilluar më shumë, natyrisht për të garantuar rezultatin maksimal duke vlerësuar edhe ambientin. Për shembull, kur ka për të kapur gjahun e tij, një leopard mendohet gjatë edhe për kostot e ndonjë plage që mund të marrë. Përkushtimi ndaj punës e bën edhe më të vështirë ekuilibrin e interesave personale dhe profesionale. Pas një doktorature në fushën e shkencës duhet shumë shkathtësi për të përfituar nga eksperiencat ndërkombëtare dhe për të siguruar një punë të mirë në këtë fushë tepër të kërkuar. Shkencëtarët e rinj ambiciozë duhet të vendosin karrierën para çdo gjëje tjetër.
Sfida kulturore

Burimi i sakrificës i jetës personale është i indikuar nga lloji. Si fillim, në terma riprodhues, mashkulli dhe femra ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Gratë që marrin vendimin për t’u bërë nëna pas të 30-ve, rrezikojnë të heqin dorë përgjithmonë nga karriera. Kjo është edhe arsyeja që shumë shkencëtare lindin menjëherë pas përfundimit të doktoraturës. Edhe për një nënë që ka kontratë në një projekt të rëndësishëm në një fushë të caktuar, e cila është mësuar të bëjë gjithçka vetë, të merret me fëmijët dhe punët e shtëpisë, fakti që mund të mbështetet te ndihma e prindërve, ose vjehrrit është shumë i rëndësishëm. Pra nuk duhet të çuditeni kur shihni se ka shumë diferencë mes një shkencëtari dhe shkencëtareje: gratë janë më “filopatriche”, një term i përdorur në zoologji që do të thotë qëndroj ose rikthehem në vendin e origjinës.

Si tingëllon kjo fjalë në karrierën e femrave? Pas doktoraturës, punët jashtë shtetit vlerësohen më shumë sesa ato brenda dhe vendi ku krijohet një rrjet studimi global është tepër i rëndësishëm për të bërë karrierë.

Vështirësia e dytë është e tipit kulturor. Femrat pothuajse gjithmonë  heqin dorë nga ëndrrat e tyre për të favorizuar karrierën e bashkëshortëve, që u duket më e logjikshme nga pikëpamja financiare dhe më e pranueshme nga pikëpamja kulturore. Kështu pra, ekziston një pabarazi e jashtëzakonshme në koston që paguajnë femrat dhe meshkujt me fëmijët për të bërë karrierë. Në shkencë, largimi nga puna mund të ketë pasoja më të rënda më shumë sesa në çdo sektor tjetër: të ecësh në një hap me literaturën dhe arritjet teknike, është sfidë edhe për atë që punon me kohë të plotë apo për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo mangësi mund t’i japë fund karrierës së një gruaje. Veç të tjerash, kur njëri nga partnerët merr një ofertë pune jashtë shtetit, zakonisht janë femrat që ndjekin meshkujt.

Sfida e vërtetë është të peshohen të mirat dhe të këqijat për të dyja gjinitë. Është e kotë të luftosh biologjinë, por të paktën mund të provohet që të ndryshohen rregullat shoqërore, duke i bërë të pranueshme për të dyja palët, sidomos për meshkujt që kur të jetë nevoja edhe ata të heqin dorë nga karriera, për familjen, gjë që ndodh rrallë ose shumë rrallë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama