Sa kushton te jesh pjesemarres i karnavaleve me te famshme te botes

Sa kushton të jesh pjesëmarrës i karnavaleve më të famshme të botës

Një festë e përzier historie dhe kulture, e cila mban në vetvete shumë domethënie, aq sa dhe maskat e përdorura në kortezhe.

Karnavalet e Rio de Zhaniero

Karnavale latine. Të festuara nën ritmet e Sambas dhe me një numër rekord vizitorësh (rreth 700 mijë) turma e zhurmshme që përmbyt qytetin e Rios me mijëra maska.

Programi për vitin 2008 është nga data 1 shkurt deri në datën 5. Ai nisi me parada frenetike në të gjithë qytetin, por për të marrë pjesë në aktivitetet kryesore si sfilata sambe dhe mbrëmje vallëzimi duhet të blesh biletën ( çmimi i saj varet nga lloji i aktivitetit ku do marrësh pjesë, por nis nga 150 euro duke arritur në 600 dollarë, apo 870 euro për radhët e para të paradave).

Por gjithsesi jo gjithçka është me pagesë, Karnavalet e Rio de Zhanieros kanë dhe mijëra aktivitete të cilat ofrohen falas.

Çmimi: 150 euro për aktivitetet kryesore në Sambodromo, por biletat mund të shkojnë deri në 100 euro për aktivitetet në Kopakabana.

Karnavalet e Venecias

Tërheq prej shekujsh gjithë pjesën tjetër të botës me magjinë e kanaleve të saj drithërues, Venecia e gondolave, rrjetë intrigash dhe misteresh për çdo epokë.

Skena e një prej karnavaleve më të famshme të botës, laguna e Venecias pret çdo vit një paradë kostumesh tradicionale që ngjyrosin rrugët dhe sheshet me zhurmë dhe me shumë tinguj, duke tërhequr mesatarisht 100.000 persona.

Këtë vit ato u vendos të mbaheshin mes 26 janarit dhe 5 shkurtit. Një karnavale e gjitha për tu dëgjuar, parë, shijuar, prekur, imagjinuar. Pjesëmarrësit duhet të kishin veshur një veshje të nje epoke apo një mantel dhe një maskë.

Çmimi: 180 euro ( për pjesëmarrjen në festën e inagurimit)

Karnavalet në Kolumbi

Një nga të parat për famë dhe që tërheq më shumë njerëz në Amerikën e Jugut, Karnavalet e Barrankuilës të cilat kanë një traditë mijëra vjeçare.

Një katër ditësh karaib me vallëzime dhe atmosferë të nxehtë festive.

Karnavalet e Barrakuilës ( qyteti i katërt kolumbian për rëndësinë që ka) hapet tradicionalisht me betejën folkloristike të luleve, ceremoni simbolike me parrullën " të bësh dashuri dhe jo luftë".

Nga 2 shkurti deri në 5 shkurt për tu bërë pjesë e këtij festimi nuk duhet të paguash ndonjë biletë hyrjeje.

Karnavalet në Nju Orleans

I ka rrënjët e saj në botën katolike të "Mardi Gras" në Nju Orleans, karnavalet më të festuara dhe më të famshme të Luizianës. Një festë e gjatë brenda një muaji, në të cilin do të sfilojnë 28 parada.

Llogaritet që dhe këtë vit do të shiten 500 mijë "King's cakes" (Ëmbëlsirat e mbretit), tortë tipike e kësaj feste. Çdo ëmbëlsirë mban një "Mbret" të vogël plastike dhe sipas traditës kush e gjen duhet ta kthejë në festën tjetër, apo me të të blejë ëmbëlsirën e ardhshme.

Një karnavale, shpenzimi i të cilës shkon 840 milion euro dhe jo vetëm kaq, për tu bërë pjesë e kësajfeste shteti nuk ka vendosur ndonjë "gjobë"!

Karnavalet në Londër

Zhvillohen në një nga lagjet më të famshme të qytetit Notting Hill, karnavalet verore të Londrës. Festohen javën e fundit të gushtit, e vetme për mënyrën e organizimit, mbledh në këtë lagje miliona njerëz që vijnë nga e gjithë bota.

Duke kërkuar për gjurmët historike të kësaj feste kaq të zjarrtë, zbulohet që festivali ishte ideuar nga emigrantët e prejardhur nga Karaibet ( në veçanti nga Xhamajka).

Pjata dhe pije tradicionale janë përgatitur në qindra kioska të vendosura nëpër rrugë dhe çdo rrugë ka sistemin e saj të muzikës, e cila e përhap muzikën me volum shumë të lartë: karnavalet e Notting Hill nuk janë vetëm një event në të cilin merr pjesë, por një festë e madhe ku janë të ftuar të gjithë.

Nga shijet multietnike, kjo festë nuk është shumë e pëlqyeshme nga banorët. Hyrja në tre sheshet kyresore është krejtësisht falas.

Karnavalet në Francë

Lulet që dekorojnë karnavalet niciane mbledhin mesatarisht 1.200 persona në qytetin e Nicës. Sfilata me karroca dhe maska, por mbi të gjitha "beteja lulesh" janë në fakt elementi kryesor i këtyre karnavaleve.

Përveç festave të vazhdueshme që zhvillohen në kopshtet "Alberto I", mund të marrësh pjesë në të njëjtën periudhë në festën e birrës në "Palais des Expositions".

Dita e të martës do të ketë një sfilatë të madhe maskash, karroca dhe publik, ajo fillon mbasdite dhe vazhdon deri natën vonë.

Takimi është në datën 23 dhe 24 shkurt.

Çmimi: varion mes 10 dhe 20 euro

Karnavalet në Greqi

Një nga karnavalet më të gjata në botë, ajo e Patras. Ka nisur në 17 janar dhe do të nxehë atmosferën e qytetit grek për plot 6 javë.

Një traditë e shfaqur në vitet `60, kjo festë mbledh mesatarisht 50.000 persona.

Karnavalet në Spanjë

Për ata që nuk mundin të shkojnë deri në Rio, apo Bahia, një karnavale latine mund të festohet edhe në Spanjën e afërt, në Kadik. Dhe për karnavalet iberike festimi është një reflektim i historisë dhe influencave që ka patur qyteti.

Fjalori i turistit nuk ka se si të mos përmbajë disa fjalë të cilat janë të domosdoshme: tipos janë maskat, Carnestoltes është Mbreti që hap festën, chiringotas janë grupet e këngëtarëve dhe cabalgada është sfilata.

Kjo karvnavale e famshme spanjolle është e karakterizuar nga dy sfilata. Sfilata e të dielës së parë të karnavaleve. Kjo sfilatë parakalon rrugën në hyrje të qytetit dhe mbledh mijëra turistë në një spektakël plot me muzikë, ngjyra dhe alegri: më shumë se 100.000 pjesëmarrës dhe një radhe e pafund karrocash, grupe të maskuarish, të cilave për të përshkruar 3 kilometër u duhen më shumë se katër orë.

Sfilata e dytë bëhet të dielën e fundit të karnavaleve dhe përshkon qendrën historike, në një tubim me maska dhe një pjesëmarrje në masë.

Karnavalet në Suedi

Dhe pse nuk është një nga qytetet më të mëdha të Suedisë, Aalborg mikpret një nga karnavalet më të mëdha të Europës së Veriut.

Parada për këtë vit është caktuar në datën 17 maj me një paradë ekskluzive në 24 maj. Si zakon çdo vit zgjidhet një mbret i karnavaleve, i cili më pas ndiqet nga të gjithë pjesëmarrësit e sfilatës, e cila përfundon në qendrën e qytetit, ku kërcehet për gjithë natën. Përveç sfilatës nëpër rrugë ka dhe një sfilatë tjetër në ujë: një grup barkash të dekoruara kalon përshkon kanalin që ndan qytetin në dy pjesë.

Çmimi: 30 korona daneze (4 euro) ose 100 korona (13 euro) nëse prenotohet pas 17 majit.

Karnavalet në Shqipëri

Më të famshme janë karnavalet e Shkodrës. Këtë vit ato u mbajtën nga 26 janar deri në 3 shkurt. Karnavaleve të Shkodrës u janë shtuar dhe dy ditë më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ato nuk zgjatën 5, por 7 ditë.

Çdo natë e këtyre karnavaleve ka patur një protagonist të veçantë, një natë u është kushtuar studentëve, fëmijëve etj. Maskat që kanë mbizotëruar në festë kanë qenë ato të stilit venecian, por jo vetëm të tij, maskat kanë qenë të llojeve të ndryshme.

Shkodra është dhe qyteti ku prodhohen maska, të cilat më parë udhëtojnë në gjithë botën, madje mjaft herë i kemi parë të jenë mbajtur dhe në filma të famshëm të Hollivudit. Dhe sigurisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe pjesëmarrja në këto karnavale ka qenë falas.

 
Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama