Sa mendojne me te vertete meshkujt per seks?

Sa mendojne me te vertete meshkujt per seks?
Rreth 54% e meshkujve mendojnë disa herë në ditë rreth seksit, por 43% e tyre mendojnë për këtë gjë vetëm disa herë në javë. Mbretëron një bindje e përgjithshme, se meshkujt, krahasuar me femrat, mendojnë shumë më shpesh për marrëdhënie seksuale. Varësisht nga studimi të cilit mund t’i referohemi, thuhet se imagjinatat seksuale të meshkujve paraqiten çdo disa minuta, bile edhe çdo 7 sekonda. Sado që kjo mund t’u pëlqejë disa meshkujve, vetë mendimi se kjo mund të jetë e vërtetë, është i marrë, thonë shkencëtarët.

- Të supozojmë se mashkulli mesatarisht rri zgjuar 16 orë në ditë, gjë që do të thotë se ai, brenda ditës, duhet të mendojë më shumë se 8.000 herë për seks. Kaq herë personi merr frymë, derisa është zgjuar, thuhet në studimin e Universitetit të Majamit, në të cilin kanë marrë pjesë 10.000 persona dhe i cili, midis tjerash, ka konstatuar se mitet e përhapura janë shumë larg realitetit.

Ky studim amerikan ka konstatuar se rreth 54% e meshkujve mendojnë për seks disa herë në ditë, por edhe se deri në 43% të tyre kanë mendime të tilla vetëm disa herë në javë. Përgjigjje të njëjta kanë dhënë edhe femrat, kështu që edhe bindjet se femrat mendojnë shumë më rrallë për seks, nuk janë treguar të jenë të vërteta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama