Sa na kushton Shengeni!

Sa na kushton Shengeni!
Liberalizimi i vizave perfaqeson per momentin nje nder pikat me te nxehta, jo vetem per sa i perket procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian ne vetvete, por edhe ne kontekstin e ligjeratave publike te politikes shqiptare. Madje ky process, apo mundesia e bllokimit te tij ishte ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte nje nder elementet kryesore te persionit ne traziren e fundit te politikes shqiptare, e cila nga kriza politike e institucionale u drejtua qartazi drejt rruges se nje bllokimi te hapave integrimit te vendit ne BE.

Por, premtimi i levizjes se lire te shqiptareve ne vendet e Klubit Europian ka gjasa te vije me nje fature financiare konkrete. Vetem per vitin 2009, sipas Bankes se Shqiperise, shqiptaret kane shpenzuar 1.13 miliarde euro ne udhetime jashte vendit, ndersa fluksi i hyrjeve llogaritet ne 1.3 miliarde euro, duke rezultuar ne nje bilanc te ngushte pozitiv prej 166 milione eurosh. Nderkaq, nje politike “Visa Free” per Shqiperine, mund te sillte nje eksod part-time te njerezve qe levizin drejt bashkimit Europian, duke sjelle rrjedhimisht dalje te vellimit ende te papercaktuar financiar jashte vendit, e cila do t’i shtohej kategorise se shpenzimeve per udhetim prej 1.13 miliarde eurosh. Ne fakt ky ze, eshte shtuar ne menyre progresive me disa qindra milione euro nga viti ne vit, çka tregon nje prirje rritese te shpenzimeve te shqiptareve jashte vendit.

Nderkohe qe Eurozona po kalon momente te veshtira, sidomos per sa i perket punesimit dhe sektoreve te tjere, gjasat jane te uleta qe kjo mase migratore te shperngulet me qellimin per te qendruar ilegalisht jashte kufijve ne kerkim te nje punesimi ilegal. Edhe ne rastin qe diçka e tille mund te ndodhte, serish orvatjet do te ishin ne masen me te madhe thjesht te pasuksesshme.

Nga njera ane kjo do te thote se fluksi i njerezve qe synon BE-ne do te ishte i destinuar te qendronte vetem per nje kohe te shkurter e me pas te kthehej pa mundur te gjeneroje te ardhura, ndersa nga ana tjeter, vizitoret shqiptare ne BE, natyrshem do te shpenzonin para te vetat jashte vendit.

Nese merret rasti i Maqedonise, qe nga liberalizimi i vizave ne 19 dhjetor te vitit 2009, llogaritet se rreth 200 mije shtetas te vendit fqinj, nga totali i popullsise prej rreth 2 milione banore, kane udhetuar drejt vendeve te Bashkimit Europian. Kjo do te thote se afro 10% e maqedonasve kane levizur per nje periudhe te papercaktuar ne vendet e Bashkimit Europian.

Ndonese ende nuk ekziston nje vleresim zyrtar mbi fluksin e parave qe ka shoqeruar fluksin njerezor drejt BE-se – nje vleresim i tille realizohet zakonisht ne fillim te vitit pasardhes qe ne kete rast i takon te jete viti 2011 – vellimi i valutes qe ka dale jashte vendit eshte racionalist ne vlera shume te larta.

Ndoshta ne rastin e Shqiperise mund te mos pritej nje fluks kaq i madh njerezor e financiar drejt BE-se lidhur edhe me emigracionin dhe tashme te konsoliduar dhe me faktin qe nje pjese e madhe e shqiptareve kane dale sakaq te pakten nje here jashte vendit. Diçka e tille reflektohet edhe nga shpenzimet teper te larta te udhetimeve per vitin 2009, te publikuara nga Banka e Shqiperise.

Sipas disa te dhenave te Shoqates Shqiptare te Turizmit, te shfaqura ne media, shuma mesatare e shpenzimeve per dy persona qe kane shkuar me pushime jashte vendit, rezulton mesatarisht ne masen 1500 euro, ndersa nje familje me dy femije ka shpenzuar mesatarisht 2000 euro.

Pasoja financiare

Ne kete pike, eshte e veshtire te kete nje vleresim te qarte te fatures qe do t’i bashkengjitet liberalizimit te vizave, kur procesi te jete permbushur, ndersa ekspertet kane mendime te ndryshme mbi çeshtjen ne fjale. Adriatik Kotorri, ekspert i Financave, duke e vleresuar procesin e liberalizimit te vizave si nje hap me rendesi te jashtezakonshme per vendin, shton se gjasat jane te larta qe te kete nje fluks ne rritje te shqiptareve – ndoshta jo ne nivelet e Maqedonise – qe do te udhetojne drejt vendeve te BE-se pas liberalizimit te vizave. “Si rrjedhoje, shpenzimet ka gjasa qe te rriten. Se sa do te jete kjo fature, eshte e veshtire te thuhet, por nuk ka dyshim qe do te kete nje efekt ne vellimin e parave qe del jashte vendit”, veren ai. Nga ana tjeter, Kotorri sqaron se duhen marre parasysh edhe faktore te tjere qe ndikojne ne bilancin e llogarise korrente, siç jane gjendja e veshtire ekonomike qe po kalon vendi, shto ketu edhe situaten e veshtire qe ndodhen emigrantet shqiptare jashte vendit, shumica e te cileve jane perqendruar ne Greqi dhe Itali.

Ne fakt, vendi po perballet edhe me nje renie te forte te te ardhurave qe vijne nga emigracioni. Kriza ekonomike boterore, kombinuar me perteritjen shume te ngadalte te ekonomive europiane dhe mbi te gjitha, i ka ulur ndjeshem mundesite per punesim, duke prekur keshtu edhe emigrantet shqiptare.

Sipas Bankes se Shqiperise, Ekonomia e Eurozones eshte tkurrur ndjeshem gjate vitit 2009. Vleresimet paraprake te Eurostat-it, rritja ekonomike e Eurozones per vitin 2009 ka qene 4.0 per qind, ndersa ne vitin 2008 ajo shenoi vleren 0.8 per qind. Renia ekonomike ka qene me e theksuar ne dy tremujoret e pare te vitit duke shenuar vlera negative te rritjes. Ne tremujorin e trete dhe te katert, e shtyre nga stimujt monetare dhe fiskale te ndermarre nga qeverite e ketyre vendeve, ekonomia e Eurozones ka shenuar vlera rritjeje pozitive ne terma tremujore, duke dale nga recesioni qe kishte filluar ne vitin 2008. Gjate vitit 2009, Banka Qendrore Evropiane ndoqi nje politike monetare lehtesuese nepermjet kombinimit te uljes se normave te interesit dhe furnizimit te tregut me likuiditet me qellim permiresimin e bilancit te bankave te sistemit dhe rritjen e aftesise kredituese te tyre. Por, papunesia ne Eurozone ka vijuar te rritet e ndikuar prej dobesimit te kerkeses se brendshme e te jashtme, si dhe prej renies se shfrytezimit te kapaciteteve prodhuese. Ne muajin dhjetor te vitit 2009, norma e papunesise ishte 10 per qind, nder vlerat me te larta te saj ne 10 vitet e fundit.

Situates se renduar ne Eurozone i shtohet edhe goditja gati fatale qe pesoi ekonomia greke, jane nder faktoret qe pritet t’i gremisin edhe me tej remitancat. Vete Eurozona mbetet ne hall financiar, duke luftuar kunder perhapjes se infeksionit grek dhe duke u perpjekur te shpetoje euron. Edhe ajo pak prirje rritese e verejtur gjate muajve te pare te ketij viti eshte asgjesuar pjeserisht.

Ne tri vitet e fundit, remitancat kane ndjekur nje prirje te qarte renese nga 14.6 per qind te PBB-se qe ishin ne vitin 2005, ne rreth 10.6 per qind ne vitin 2008. Ne terma vjetore, ne vitin 2008 remitancat shenuan nje renie prej rreth 6 per qind kundrejt vitit 2007. Duke iu referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise, emigrantet sollen 394 milione euro gjate gjysmes se pare te 2009-es, me renie 6.1 per qind kundrejt gjysmes se pare te vitit 2008. Ndersa, per nentemujorin janar-shtator 2009, te ardhurat nga emigracioni qene 581 milione euro, kundrejt 619 milione euro per te njejten periudhe nje vit me pare. Kjo perben nje renie te remitancave ne nivelin 6.2 per qind. Ky eshte ne fakt, niveli me i ulet i te ardhurave nga emigrantet ne vlere absolute qe nga viti 2006.

Ndoshta jo?

Ne kete pike, nje shtim i fluksit te shqiptareve qe udhetojne jashte dhe shpenzojne atje, do te thellonte edhe me tej deficitin e llogarise korrente, i cili aktualisht luhatet ne nivelin e 1.3 miliarde euro. Por jo te gjithe ekspertet ndajne te njejtin mendim lidhur me efektet financiare te liberalizimit te vizave. Gjergj Filipi, drejtori Kerkimeve ne Institutin AGENDA, thote se rasti i Maqedonise apo i ndonje vendi tjeter me histori te ndryshme emigracioni apo fluksi te daljeve jashte vendit, nuk eshte domosdoshmerisht perfaqesues edhe per rastin e Shqiperise.

Sipas Filipit, shqiptaret jane nder popujt qe kane norma shume te larta te emigracionit perkunder maqedonasve, te cilet jane nje popullsi qe shfaq nivele shume me te uleta emigracioni. “Sepse emigracioni shqiptar tashme eshte ne nje faze pjekurie. Ndersa, per sa i perket udhetimeve me qellim turizmin apo per arsye te tjera, duhet theksuar se ne vendet e rajonit, shqiptaret kane mundesi te levizin lirshem, shto ketu edhe faktin qe per te udhetuar ne Turqi, nuk nevojiten viza”, thekson eksperti i ekonomise.

Drejtuesi i AGENDA-s shton se mund te kete levizje ne fluksin e parave qe dalin jashte vendit, por gjasat nuk jane qe diçka e tille te kete efekte serioze negative ne planin financiar afatgjate. “Edhe sikur te kemi fillimisht flukse dalese financiare, nuk duhen harruar efektet pozitive ne afatin e gjate dhe mbi te gjitha, kostot fillestare qe mund te shkaktohen nga liberalizimi i vizave jane te paperfillshme, krahasuar me faturen qe vjen nga mungesa e liberalizmit”, perfundon Filipi.

Por, vete procesi i liberalizimi te vizave mund te mos rezultoje edhe aq i thjeshte sa ç’duket. Pa folur per traumen qe ka shkaktuar perplasja dhe paraliza e fundit politike, Shqiperia vazhdon te mos performoje siç duhet ne disa nga kushtet kryesore. Sipas Keshillit te Europes, korrupsioni mbetet i shperndare gjeresisht dhe perben nje problem veçanerisht serioz. Gjithashtu, progresi kunder krimit te organizuar ka qene shume i kufizuar, ndersa vete problemi mbetet “serioz, qe prek shtetin e se drejtes dhe mjedisin e biznesit ne Shqiperi”. Ndersa, trafiku i brendshem i grave dhe i femijeve rezulton ne rritje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama