Sa te rrezikuar jane femijet nga kolesteroli

Sa te rrezikuar jane femijet nga kolesteroli
Ndryshe nga idetë qe kemi deri tani, fëmijët mund të jenë të prekur nga një përqindje e ngritur e kolesterolit. Prej disa vitesh shtimi i rasteve të obezitetit te fëmijët nuk sjell një tablo pozitive. Te fëmijët zbulimi i përqindjes së kolesterolit është i pakët. Në këtë rast është e udhës që të ketë një dietë të mirë, po edhe mund të fillojë përdorimin e ndonjë ilaçi deri në fund të pubertetit.

Por ajo që duhet të kihet më shumë parasysh janë rastet e trashëgimisë së kësaj sëmundjeje. Edhe në rastin kur njëri nga prindërit ka probleme me kolesterolin, duhet që fëmija të mbahet nën vëzhgim që në moshë të vogël. Por një nga problemet më të mëdha te fëmijët, përveç trashëgimisë është edhe obeziteti. Një ushqim jo i mirë dhe një jetë sedentare janë disa nga elementet që favorizojnë mbipeshën dhe obezitetin. Edhe te fëmijët e vegjë obeziteti dhe mbipesha mund të jenë burim i sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe hipertensioni.

Një studim i fundit i The Bogalusa Heart Study, ka nxjerrë në pah lidhjet komplekse mes obezitetit dhe hipercholesterolemisë. Edhe pse lidhjet mes përqindjes së kolesterolit dhe rritjes në peshë mbeten një anë e mistershme, autorët e studimit mendojnë se një gjë e tillë sjell dhe një çrregullim në metabolizëm. Po kështu në rastin e obezitetit ka një mungesë lëngjesh.

Prindërit

Parandalimi për probleme kardiovaskulare mund të niset që në fëmijëri. Por përveç fushatave sensibilizuese që kanë të bëjnë me mënyrën e ushqimit të fëmijëve, roli i prindërve është parësor. Duhet të përpiqen t’u heqin fëmijëve nga përdorimi picat, të skuqurat apo pijet me gaz. Shpesh konsumimi i ushqimit me densitet të madh energjetik dhe me masë të vogël si çokollata, akullore... mund të sjellë në një tepri kalorike. Të përtypesh para televizorit, sjell një mungesë të aktivitetit fizik. Në Britaninë e Madhe rritja e numrit të obezëve në këta 30 vitet e fundit është e lidhur me numrin e makinave dhe televizorëve që ka çdo shtëpi. Atëherë, për të shmangur teprinë e kolesterolit, mësojini fëmijët me shijen e ushqimit dhe mos harroni sportin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama