Sabit Brokaj Pengu i jetes sime si mjek? Futa ne PPSH Sali Berishen

Sabit Brokaj: Pengu i jetes sime si mjek? Futa ne PPSH Sali Berishen

Sabit Brokaj, bashkë me Paskal Milon dhe Pëllumb Xhufin, janë vlerësuar dje si “Qytetarë nderi” të Vlorës. Brokaj ndërsa ka shprehur emocionet e tij, ka treguar edhe një brengë.

Ajo është që futi Sali Berishën në Partinë e Punës.

“I kam mësuar germat e para të shqipes duke shkruar mbi pllaka guri.

Po njeriu kur ka dëshirë e vullnet arrin gjithçka.

 Sot, jam mjek, kam qenë edhe ministër e deputet, por çuditërisht emocionet më të fuqishme në Vlorë i kujtoj si një nga ushtarakët e nëndetëses së famshme 105.

I kujtoj një për një të gjithë marinarët e asaj nëndetëseje, për heroizmin dhe atdhetarizmin e tyre dhe që sot janë të pranishëm në këtë ceremoni.

Si mjek, kam një peng të madh. I kam dhënë rekomandimin për t’u pranuar në Partinë e Punës mjekut Sali Berisha, i cili shumë vite më vonë, kur do të bëhej i plotfuqishmi i Shqipërisë, si President, më futi në burg.

Është një nga zhgënjimet më të mëdha të jetës sime.

Nuk është thjesht se më dënoi mua, po ai njeri i solli një dëm të pallogaritshmë Shqipërisë dhe demokracisë së këtij vendi.

E keqja zmadhohet edhe më shumë kur ai njeri vazhdon të ketë një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimet e këtij vendi… Por natyrisht, ky fakt nuk ka të bëjë fare me Vlorën dhe me nderimin që na bëhet sot. Ky titull është pa asnjë dyshim një nga titujt më të mëdhenj që ka marrë në jetën time…”, thotë ai për gazetën Dita.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama