Sadiku e Avdijaj ne Europa Lige kampione ne Lihtenshtein

Sadiku e Avdijaj në Europa Ligë, kampionë në Lihtenshtein

Armando Sadiku ka marrë trofeun e tij të parë me Vaduzin. Së bashku me të ka qenë edhe Albion Avdijaj, i cili edhe ka shënuar në ndeshjen finale për Kupën e Lihtenshteinit.

13173634_1121207807918919_3459018841346540256_nVaduz ka fituar thellë 11-0 me skuadrën e Kategorisë së Tretë në Lihtenshtein, FC Shan. Me këtë triumf të thellë, skuadra e dy shqiptarëve ka fituar mundësinë për të marrë pjesë në Europa Ligë.

Edhe pse në kampionatin helvet, ku Vaduzi merr pjesë, është duke luftuar për mbijetesën, në kupën vendëse, kjo skuadër nuk ka pasur rival.

Për fat të mirë, edhe kundërshtari ka qenë më se modest ku triumfi ka qenë i lehtë dhe thuajse i arritur nga një ndeshje stërvitore. Albin Avdijaj ka shënuar në minutën e 20-të të takimit për të dyfishuar rezultatin. Në fraksionin e parë, Vaduz ka kaluar në avantazh të gjashtëfishtë.

Në fund të ndeshjes, rezultati ka qenë i thellë, 11-0, duke mos pasur asnjë histori për 1298 spektatorët që kanë qenë të pranishëm në shkallët e impiantit, ku është zhvilluar takimi. Sadiku është aktivizuar nga minuta e 77-të, ku ka marrë vendin e Albion Avdijajt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama