Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku, ka firmosur një kontratë me prestigjiozët e 'Nike', kompani e cila sponsorizon disa prej yjeve të futbollit botëror.
Nuk dihet ende se sa është shuma që ai do të përfitojë nga kjo marrëveshje, ndërsa vlera e kartonit të në merkato vlerësohet me rreth 750 mijë euro.
Aktualisht, Sadiku është i huazuar nga Zyrihu te Vaduzi në kampionatin zvicerian. Një video e publikuar në profilin e tij në rrjetin social 'Facebook', e shfaq atë duke firmosur kontratën e re.
Sadiku shprehet entuziast për ta prezantuar këtë kompani edhe në finalet e 'Euro 2016' që do të zhvillohet në Francë.
"Këpuca është e rëndësishme për një futbollist dhe ndihem mirë. Pastaj, nëse luaj mirë apo jo, kjo varet nga truri dhe individi",-thotë ai.
Edhe pse emrat e kuqezinjve që do të marrin pjesë në Europian nuk janë shpallur ende zyrtarisht nga De Biazi, sulmulesi kuqezi mesa duket do ta ketë një vend mes të përzgjedhurve.