Një ditë pas shënimit të golit historik në ndaj Rumanisë, Armando Sadiku falënderon shokët e tij të skuadrës dhe stafin e Kombëtares për mbështetjen që i kanë dhënë gjate turneut më të madh të futbollit në Europë.
Sadiku shprehet se zgjodhi të festojë me shokët e ekipit që ishin në stol për faktin se donte të ndante gëzimin me të gjithë, jo vetëm me lojtarët që ishin në fushë.
Sulmuesi kuqezi falënderon në mënyrë të veçantë edhe tifozët që e kanë mbështetur me Kombëtaren.
Komenti i plotë i Sadikut në 'Instagram':
"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen për fjalët e mira në pamundësi t'ju përgjigjem të gjithëve ju falënderoj me gjithë zemër tifozët Kuq e Zi kudo që janë në mbarë botën!!!
Në momentin kur shënova golin vrapova drejt stolit sepse doja të ndaja gëzimin me të gjithë shokët e ekipit që janë 23 çuna të mrekullueshëm.
Doja të falënderoja stafin teknik trajnerin De Biasi Vice Tramezzani, Bogdani, Bulku Bozhiqi për besimin e dhënë masazhatorët Ylli Filippo , Alban Doktor Benin , menaxherin Bushi&Denis dhe magazinjerin Tosin veçanërisht presidentin Duka.
Jeni te mrekullueshëm jam krenar që jam pjesë e këtij grupi që janë burra me 2 RR te mëdha edhe me zemër të madhe jam krenar që përfaqësoj Shqipërinë vendin edhe Flamurin më të bukur në botë".