Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku është rikthyer te goli me skuadrën e tij të Vaduzit në Superligën zviceriane.
Sadiku realizoi golin e barazimit (2-2) në minutën e 42´ të pjesës së parë, por kjo nuk i mjaftoi ekipit në humbjen 5-4 që pësoi në transfertë ndaj Young Boys.
Aktualisht, Vaduzi ndodhet në vendin e fundit me 24 pikë në Zvicër, tri pikë larg Luganos së vendit të parafundit.