Vetëm pak më parë Saimir Pirgu në rolin e Nemorinos së ndruajtur e ka entuziazmuar Adinën e bukur. Pas suksesit të tij në operën “Liebestrank” (Elixir d’amour) në Operën Gjermane të Berlinit ai i kthehet galasë së operës së organizuar nga fondacioni i AIDS
Mbrëmja mbahet më 10 janar dhe është e njëzetenjëta herë që organizohet në operën e Berlinit me qëllim mbledhjen e fondeve në ndihmë të të prekurve nga sëmundja e Aids. Të gjithë artistët performues kanë vendosur të mos paguhen për të kënduar në këtë mbrëmje.
Rreth 2000 persona do të jenë mysafirë në këtë mbrëmje, me të cilëve edhe personalitete të rëndësishme nga bota e muzikës, politikës etj.