Dje në mbrëmje, Carlos Martinez, përfaqësues i jurisë së Londrës, ka vlerësuar punën e Saimir Stratit, duke i ka dhënë certifikatën e "Guinness Ëorld Record". Për realizimin e mozaikut "Mesdheu" piktori nisi të punojë më 8 gusht dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar 16-17 orë në ditë. Saimir Strati është zyrtarisht i pari shqiptar që thyen rekordin botëror "Guinness", fillimisht për mozaikun me gozhdë më të madh në botë. Strati është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në 1989-ën dhe po këtë vit fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurues i mozaikëve në sitet antike të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në vitin 1996, hapi ekspozitën e parë personale. Tre vjet më pas çeli një ekspozitë.
Gazeta: Shqip