E ndjej: nuk jam këtu, por jashtë...
Ku fillthi ngjëroj çudira intime,
Ku gjumë mbi gjumë, i ri dhe i lashtë,
Ku unë s’jam unë, por qenie anonime.
Emri im përplaset, përshkon si një rreze
Kurmin tim të gjallë (hëpërhë të gjallë).
Fillikat spikat mes çarjes së reve
Nyja që i lidh dhe i ndan në një fjalë.