Golashënuesi më i mirë i kampionatit Shqiptar dhe i Skënderbeut, Hamdi Salihi është shprehur i lumtur për titullin që skuadra e tij fitoi për të 6-in vit radhazi. Ndërsa rrëfeu emocionet teksa po e ndiqte nga tribuna në stadiumin e Vlorës."Ishte ndeshja më e vështirë e gjithë sezonit për mua. Më dukej sikur më kapte ngërçi nga emocionet dhe lodhja pasi nuk po mbaronin minutat. Ishte diçka vërtet e vështirë për tu përjetuar nga tribuna pasi po të isha në fushë do ishte më e thjeshtë. Jo vetëm golin e parë por çdo moment të lojës e kam përjetuar me përjetuar njësoj. Goli i dytë ishte më relaxues.
A do të qëndrojë te Skënderbeu?
"Për momentin do mundohem të pushoj, do të shoh, do të kem kohë ta diskutoj dhe me familjen opsionin për të vazhduar të luaj në Korçë, më pas do të vendos. Nëse qëndroj në Shqipëri, Skënderbeu është i vetmi ekip që ja vlen të luaj".