Samsung Galaxy S II vetem per 10 dollare

Samsung Galaxy S II vetem per 10 dollare
Është manovra më e fundit në luftën e telefonave të zgjuar. Samsung po ofron modelin e fundit Galaxy S II vetëm për 2 dollarë. Kjo “dhuratë” është e vlefshme vetëm për 10 personat e parë që hyjnë çdo mëngjes në dyqanin e saj në Sidnei, Australi. Çmimi normal për këtë telefon është 850 dollarë. “E kemi përllogarit se sa po kursejmë… është e barabartë me një pagesë 15 dollarë për orë pasi po presim nga katër ditë këtu jashtë”, tha një person i cili po priste të merrte një telefon për 10 dollarë.

Samsung Galaxy S II është emëruar “T3 Gadget Awards 2011 – Phone of the Year”, duke mundur kështu konkurrencën me specifika të ngjashme si HTC Sensation, Sony Ericsson Xperia Arc, Motorola Atrix, HTC Incredible S dhe Apple iPhone 4. Pavarësisht kësaj iPhone mbetet telefoni më popullor. Lufta më e ashpër ndërmjet telefona të zgjuar po bëhet ndërmjet Samgung dhe Appel. Prej muajit prill mes tyre ka nisur edhe një betejë ligjore mbi patentat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama